Flash News

E-TJERA

Sulmi me armë ndaj Top Channel, gjendet një “Range Rover” i djegur dhe dy kallashnikovë në Golem

Sulmi me armë ndaj Top Channel, gjendet një “Range Rover”

Detaje të reja janë zbardhur nga sulmi me armë në godinën e televizionit Top Channel.

Mësohet se në Golem të Kavajës është gjetur i djegur një mjet tip “Range Rover”, i cili rezulton me targa të vjedhura. Brenda mjetit të djegur janë gjetur dy armë tip kallashnikov me të cilat dyshohet se është qëlluar drejt godinës së TCH.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë të godinës dhe po punohet për zbardhjen e ngjarjes. Nga të shëtnat mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola 60 vjeç.

Autorët kanë qëlluar me armë tip kallashnikova, ndërs anë vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 25 gëzhoja kallashnikovi.

Të fundit