Flash News

E-TJERA

Atentati me dy viktima në Shkodër, Ekrem Spahiu kërkon rikthimin e dënimit me vdekje: Emergjencë kombëtare!

Atentati me dy viktima në Shkodër, Ekrem Spahiu kërkon rikthimin

Bashkëkryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, LZHK, Ekrem Spahiu ka dënuar atentatin e ndodhur sot në Shkodër ku mbetën të vdekur dy persona dhe dy të tjerë u plagosën me armë zjarri.

Në rrjetet sociale, ai shkruan se krimi sot jo vetëm që nuk ka frikë nga shteti, por e komandon atë.

Madje, Spahiu propozon që ringritja e xhandarmërisë, sipas modelit të Mbretërisë shqiptare dhe rivendosja e dënimit me vdekje për krime shumë të rënda, janë emergjencë kombëtare pasi sipas tij përbëjnë zgjidhjen e duhur për vendosjen e sigurisë publike e në veçanti të jetës së qytetarit, në gjithë teritorin e vendit

"Ringritja e xhandarmërisë sipas modelit të Mbretërisë shqiptare dhe rivendosja e dënimit me vdekje për krime shumë të rënda, janë emergjencë kombëtare.

Shkodra u përgjak sërish nga një ngjarje kriminale në mes të qytetit, me dy viktima dhe dy të plagosur. Vrasësi u arrestua dy vite më parë për bashkëpunim në krim, por u lirua.

Krimi i organizuar dhe ai ordiner në bashkëjetesë me politiken, vijojnë të përbëjnë ankthin kryesor të shoqërisë shqiptare. Krimi, jo vetëm që nuk ka frikë nga shteti, por e komandon atë.

Në këto kushte, “Lëvizja për Zhvillim Kombëtar” shpreh bindjen e saj se, ringritja e xhandarmërisë sipas modelit të Mbretërisë shqiptare 1928-1939, me statusin e një force elitare sigurie, shoqëruar edhe me rivendosjen e dënimit me vdekje për disa kategori të mirëpërcaktuara veprash penale shumë të rënda, përbëjnë zgjidhjen e duhur për vendosjen e sigurisë publike e në veçanti të jetës së qytetarit, në gjithë teritorin e vendit", tha Spahia. 

Të fundit