Flash News

E-TJERA

I mituri u aksidentua për vdekje, reagon policia e Elbasanit: Arrestohen dy drejtuesit e mjeteve

I mituri u aksidentua për vdekje, reagon policia e Elbasanit: Arrestohen dy

Vjen reagimi nga Policia e Elbasanit lidhur me aksidentin tragjik sot në mesditë ku humbi jetën një i mitur në aksin “Elbasan-Peqin”.

Sipas policisë, janë vënë në pranga dy drejtuesit e mjeteve që janë përfshirë në aksident, një 39-vjeçar dhe një 45-vjeçar.

Dy automjetet u përplasën në rrugë, duke shkaktuar daljen nga rruga të njërës prej makinave, e cila përplasi të miturin. 

Elbasan/Informacion shtesë

Në vijim të veprimeve procedurale, në lidhje me aksidentin rrugor, të ndodhur mesditën e sotme, në aksin “Elbasan-Peqin”, në fshatin Pajovë, ku si pasojë humbi jetën i mituri 8 vjeç, ju bëjmë me dije se specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë dy drejtuesit e automjeteve shtetasit M. P., 39 vjeç banues në Elbasan dhe M. S., 45 vjeç, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen, parashikuar nga neni 290/3 i Kodit Penal.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme”.

Të fundit