Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Ardian Nikulajt, autorët dyshohet se kanë lëvizur drejt Tiranës me “Range Rover”

Atentati ndaj Ardian Nikulajt, autorët dyshohet se kanë lëvizur

Ardian Nikulaj, ish-kandidat për deputet i PSD-së, u ekzekutua sot në lokalin e tij në Shëngjin.

Burime për Politiko.al bëjnë me dije se autorët që kryen atentatin mund të kenë lëvizur drejt Tiranës me një mjet tip “Range Rover” me targa angleze, me ngjyrë të zezë.

Nikulaj dyshohet se është ekzekutuar nga dy persona të cilët lëviznin me motor. Autori ka qenë i maskuar me skafander në momentin që ka qëlluar në drejtim të tij.

Ardian Nikulaj ka qenë në vitin 2003 i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe në 2006 për kontrabandë e falsifikim. Deri në vitin 2003, viktima mbante mbiemrin Marku, për ta ndërruar më vonë në Nikulaj.

 

Të fundit