Flash News

E-TJERA

Vrasja e Martin Bardhit, shkarkohen drejtuesit e policisë së Mirditës

Vrasja e Martin Bardhit, shkarkohen drejtuesit e policisë së

Tri ditë pas atentatit në Rrëshen që i mori jetën Martin Bardhit dhe la të plagosur tre të tjerë, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë kanë ndodhur disa ndryshime.

Detyrën e Shefit të Komisarit Mirditë e merr Klodian Kondi, ndërsa detyrën e zv. drejtorit të hetimit e merr Gentian Berberi.

Ngjarja ndodhi në orët e paradites pranë lokalit të Martin Bardhit, teksa ky i fundit ishte duke konsumuar kafe me tre të plagosurit. Motivi i vrasjes mbetet hakmarrja pasi Bardhi bashkë me djalin e tij, Enrik, kanë tentuar të vrasin nipin e Kastriot Reçit, më 26 maj të këtij viti.

Të fundit