Flash News

E-TJERA

Atentati ndaj Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më merrnin fëmijët dhe do më vr*snin vëllanë

Atentati ndaj Ndojt/ Arben Haxhiaj: Më kërcënuan se do më

Në vijim të procesit gjyqësor për atentatin ndaj ish prokurorit Arjan Ndoj të ndodhur më nëntor 2019, ka dëshmuar sot në gjykatë Arben Haxhiaj, vëllai i Bashkim Haxhiajt.

Haxhiaj deklaroi se ka pasur një takim në vitin 2020 me Aleksandër Lahon, i njohur ndryshe si “Rrumi i Shijakut”, i cili e kishte vizituar në një lokal që Haxhiaj administronte në lagjen nr. 5 në Durrës.

Ai gjithashtu deklaroi se është kërcënuar me mesazhe, ku i shkruhej “hiqni dorë, se do ta vrasim vëllain. Do të marrim edhe fëmijët e tu.”

Sipas tij, kërcënimi ka ardhur disa kohë pas komunikimit me Aleksandër Lahon, por nuk e di kush është dërguesi.

 “Edhe vëllait tim i është bërë atentat. Kur kam shkuar në spital, e kishin marrë në polici. Ishte në të njëjtën makinë me Plarent Dervishin dhe Jul Meçen, kur iu bë atentati. Në dijeninë time, janë dëmtuar të tre”, thuhet nder te tjera ne deshmi.

Të fundit