Flash News

E-TJERA

Atentat i dyfishtë në Astir/ Drejtuesi i 'Audi-t', mik i ngushtë i Ervis Martinajt dhe Santiago Malkos

Atentat i dyfishtë në Astir/ Drejtuesi i 'Audi-t', mik i

Është identifikuar një nga viktimat e atentatit, ku u qëllua me breshëri kallashnikovi ndaj një  mjeti tip “Audi”. Viktima është Erigers Mihasi.

Mihasi nuk është një emër i panjohur në botën e krimit. Ai njihet edhe si shoku i Ervis Martinajt dhe ish-policit Santiago Malko i vrarë në Porcelan më 27 gusht të vitit 2019.

Mihasi u shpall  në kërkim në vitin 2020 si bashkautor i sulmit me  armë ndaj kompleksit ‘Eiffel’ në Kashar. Emri i Mihasi lidhet ngushtë edhe me plagosjen e Rudolf Tomës, në 2017, ky i fundit punonjësi bashkisë së Kurbinit. Erigers Mihasi,  ose siç njihet me pseudonimin "Boli", është i dyshuar në plagosjen e dy vëllezërve Mumajesi në Laç, ku u i dyshuar është edhe ish-efektivi i policisë i vrarë, Santiago Malko.

Ndërkohë mësohet se është identifikuar edhe viktima e dytë e atentatit. Ai është shtetasi Armando Dumani. Në vitin 2012 Dumani ka qenë i arrestuar bashkë me disa persona të tjerë për një sërë grabitjesh në banka të ndryshme. Asokohe banda e tyre u kthye në “makth” për bankat, deri në shkatërrimin e saj nga policia

Të fundit