Flash News

E-TJERA

Atentati në ‘Don Bosko’, policia identifikon autorin e dyshuar dhe ofron 5 mijë euro shpërblim për informatorin

Atentati në ‘Don Bosko’, policia identifikon autorin e dyshuar

Policia e Tiranës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar në atentatin e ndodhur dje në rrugën “Don Bosko”.

Sipas policisë, është shpallur në kërkim Andrea Bregasi, për të cilin ka vënë në dispozicion edhe foton e tij.

Po ashtu, policia ka vendosur edhe një shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit.

“Lidhur me ngjarjen e ndodhur ditën e djeshme, më datë 14.12.2023, rreth orës 06:50, në rrugën “Don Bosko”, ku një person që lëvizte i vetëm në këmbë, ka qëlluar disa herë me armë zjarri pistoletë në drejtim të automjetit “Benz”, me drejtues shtetasin R. Z., dhe pasagjerë shtetasit R. Z., dhe R. Z., ju informojmë se:

Strukturat e DVP Tiranë, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 3, pas kryerjes së veprimeve të thelluara hetimore, dhe informacioneve të marra nga inteligjenca policore, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Andrea Bregasi, i ditëlindjes 09.12.1992, banues në Tiranë.

DVP Tiranë fton qytetarët që të japin informacion për autorin e kësaj ngjarjeje dhe vendos shpërblim 5000 euro, për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në kapjen e autorit. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë vendos në dispozicion të qytetarëve, numrin e telefonit 0694111546, duke garantuar anonimatin e plotë të çdo telefonuesi”, njofton policia.

 

 

Të fundit