Flash News

E-TJERA

Atentati në Dukagjin, Gjin Guri në gjendje të rëndë, niset drejt Traumës

Atentati në Dukagjin, Gjin Guri në gjendje të rëndë,

Është nisur drejt Spitalit të Traumës 46-vjeçari Gjin Guri, i cili mbeti i plagosur në atentatin e bërë mbrëmjen sotme në Dukagjin.

Kujtojmë që i ati i Gjinit, Zef Guri mbeti i vrarë nga breshëria e plumbave.

Por Gjin Guri nuk është emër i panjohur për drejtësinë. Në vitin 2015 ai hapi zjarr ndaj efektivëve të policisë, pasi po tentonin të kryenin një kontroll në parcelat me kanabis në këtë zonë. Ai u dënua me 7 vite burg për kultivim të kanabisit dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërsa në vitin 2021, Gjin Guri u bë shënjestër e një atentati, persona të paidentifikuar i vendosën lëndë plasëse në lokalin e tij në Shosh.

 

Të fundit