Flash News

E-TJERA

Krimi në Elbasan, policia: Gruaja ndërroi jetë rrugës për në spital, të plagosurit jashtë rrezikut

Krimi në Elbasan, policia: Gruaja ndërroi jetë rrugës
Foto ilustruese

Policia ka dalë më një njoftim, ku ka dhënë informacione zyrtare për ngjarjen në Elbasan, ku mbeti e pajetë Liljana Buzo dhe u plagosën dy të tjerë. 54-vjeçarja u qëllua për vdekje nga bashkëshorti i saj, Koço Buzo, me të cilin ishin në proces divorci.

Qarkulluan zëra se ishin tre të plagosur, por policia bën me dije se janë vetëm G. T dhe A.K, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Këta të fundit po marrin ndihmën e nevojshme shëndetësore.

"Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë ka bërë të mundur kapjen dhe prangosjen e  autorit, sekuestrimin e armës së zjarrit tip kallashnikov dhe të një arme të ftohtë thikë. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.

 

Të fundit