Flash News

E-TJERA

Krimi në familje, flasin fqinjët: Viktima ishte përdorues alkooli dhe gruaja me probleme mendore, Ylberi ishte goditur në kokë

Krimi në familje, flasin fqinjët: Viktima ishte përdorues alkooli

Fqinjët e familjes Lezi në fshatin Gurrë e Vogël, Klos kanë folur për krimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i pajetë kryefamiljari, Ylber Lezi. Ai dyshohet se është vrarë nga vajza dhe bashkëshortja e tij, Aida dhe Mine Lezi.

Fqinji u shpreh për "News 24" se viktima ishte përdorues alkooli, bashkëshortja me probleme psikologjike dhe vajza prej pak kohësh në depresion. Ai shtoi se Ylberi ishte goditur me sende të forta në kokë.

“Realisht nuk e dimë si ka ndodhur ngjarja, por dëgjuam një zhurmë dhe dolëm jashtë, ku pamë që dera ishte e mbyllur. Nuk ishim si të hynim, kështu që njoftuam policinë, që erdhi në 22:30.

Viktima ishte përdorues alkooli në masë, bashkëshortja ishte me probleme mendore, ndërsa vajza prej ditësh ishte në depresion.

Energjinë elektrike ua patëm lidhur para pak ditësh, por e shkatërruan se me të meta mendore. Ata nuk kuroheshin me ilaçe. Ylberi ishte goditur me sende të forta në kokë, me dru ose me tullë”, deklaron fqinji i viktimës.


Të fundit