Flash News

E-TJERA

Atentati në Lushnje, plagoset në këmbë rivali i Aldo Bares

Atentati në Lushnje, plagoset në këmbë rivali i Aldo Bares

Zbardhen detaje nga atentati i paradites së sotme në Lushnjë.

Policia njofton paraprakisht se i plagosur nga të shtënat me armë zjarri ka mbetur Julian Sulo 45 vjeç, i cili njihet si rivali i grupit të Aldo Bares. 

Julian Sula i njohur dhe si Juli Pashakos është  emër i njohur për policinë, pasi është arrestuar dhe më parë si i përfshirë në atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, por nuk u gjet asnjë provë dhe më pas ai u la i lirë.

Njoftimi nga policia: 

Rreth orës 10:40, në afërsi të stadiumit Lushnjë, dyshohet se është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi J. S., 45 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në afërsi të fshatit Lifaj, është konstatuar një automjet duke u djegur, i cili dyshohet se u përket autorëve.

Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

Të fundit