Flash News

E-TJERA

Tërmeti në Marok, reagon Berisha: Të lutemi së bashku për shpëtimin e atyre që janë gjallë nën rrënoja

Tërmeti në Marok, reagon Berisha: Të lutemi së bashku

Kreu i PD, Sali Berisha shprehu ngushëllimet për familjet e prekura nga tërmeti në Marok që ka shkaktuar deri tani qindra viktima.

Në një postim në rrjetet sociale Berisha shkruan tha se shpreh dhimbjen, solidaritetin njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit.

“Tërmet i fuqishëm me magnitudë 6.8 ballë godet Marrakeshin, në Marokun qendror.

Të dashur miq, njoftohet deri tani se numërohen mbi 800 viktima, mijëra të plagosur dhe shtëpi e objekte të dëmtuara.

Duke shprehur dhimbjen, solidaritetin njerëzor dhe ngushëllimet më të ndjera familjeve të viktimave dhe autoriteteve të vendit, le të lutemi së bashku për shpëtimin e atyre që janë gjallë nën rrënoja dhe t’i urojmë shërim të shpejt e të plot të plagosurve”, shkruan Berisha, shoqëruar edhe me një video nga momenti i tërmetit dhe pasojat e tij.

 

              

Të fundit