Flash News

E-TJERA

Krimi në Tiranë, flet fqinji i familjes Pushani: Amanda merrte borxh për alkool

Krimi në Tiranë, flet fqinji i familjes Pushani: Amanda merrte borxh

Amanda Pushani mbeti e vdekur pas goditjes me thikë nga motra e saj, Marsela Pushani. Sipas 40-vjeçares, Amanda e kishte kërcënuar atë dhe nënën se do t’i vriste, ndërsa ka pohuar e Amanda konsumonte alkool pre 10 vitesh.

Fqinji i familjes Pushan ka thënë në një intervistë televizive se viktima merrte borxhe madje shitësit të dyqanit të lagjes nuk i fliste më pasi ia nuk kishte pranuar t’i jepte për të pirë.

“Ne na lajmëroi një komshi për atë që kishte ndodhur, ka kaluar kohë që kur ajo vinte me kërkonte që t’i jepja alkool. Po që kur i thash asaj se nuk i jap më pije, as motra e saj nuk më foli më. Babain e tyre e njihja ishte një burrë zotëri nuk konsumonte alkool, ishte shumë normal.

Mesa di unë ka vdekur nga problemet e zemrës. Ato jetojnë këtu që kur është ndërtuar ky pallati, nuk kanë vëlla, janë të pa martuara. Ajo merrte borxh me ditë. Nuk e di nëse punonte mbaj mend që dilte në mëngjes për punë para disa kohësh”, ka thënë fqinji.

Të fundit