Flash News

E-TJERA

Atentati në Vlorë, autorët lëvizën me makinë me targa italiane të vjedhura

Atentati në Vlorë, autorët lëvizën me makinë me

Tre autorë dyshohet të kenë marrë pjesë në atentatin ndaj Kevin Hajrulla, mbrëmjen e së mërkurës në Vlorë.

Autorët dyshohet se kanë lëvizur me një mjet tip “KIA” me targa italiane të vjedhura. Mjeti u gjet i djegur në fshatin Panaja brenda të cilit u gjetën edhe dy kallashnikovë që dyshohet se u përdorën në atentat.

Njëra armë ndodhej në sediljen e pasme, ndërsa tjetra në sediljen e parme.

Ndaj Kevin Hajrulla u qëllua me të paktën 30 plumba. 29-vjeçari mbeti i plagosur rëndë dhe u nis drejt Spitalit të Traumës. Kevin Hajrulla është kushëri i të fortit të Vlorës, Inez Hajrulla, shënjestër e disa atentateve të cilave u ka shpëtuar.

Të fundit