Flash News

E-TJERA

I penduari i drejtësisë Artan Tafani është autor i vrasjes së një prej “ushtarëve” më të besuar të Aldo Bares

I penduari i drejtësisë Artan Tafani është autor i vrasjes

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka zbardhur detaje nga operacioni ‘Never forget’, në sajë të të cilit kanë dalë në pah autorët e 6 vrasjeve të kryera në harkun kohor deri në 2 vite më parë në vend dhe në Greqi.

Sipas policisë, më datë 17.10.2021, rreth orës 10:00, në lagjen “Çezmë”, Peqin është vrarë me armë zjarri shtetasi Alban Semaku alias Elton Mermali, i cili njihej si anëtar i bandës së Lushnjës, e kryesuar nga Aldo Bare.  

Për këtë ngjarje, policia bëri me dije sot se është identifikuar si autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje Artan (Marjus) Tafani, banues në Lushnjë, 39 vjeç.

Gjithashtu, nga hetimet e kryera me metoda speciale të hetimit, dyshohet se ky shtetas, në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka kryer disa ngjarjeve të rënda kriminale (vrasje, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me dhunë, sigurim kushtesh dhe mjetesh për të kryer vrasje), të kryera në periudhën kohore 2021-2023, në disa qytete të ndryshme të vendit si Elbasan, Tiranë, Lushnjë, Tepelenë, Korçë dhe Durrës etj.

Të fundit