Flash News

E-TJERA

I penduari i drejtësisë flet në GJKKO: Takimi i parë me Laert Haxhiun, ishte te “Palma Nova”

I penduari i drejtësisë flet në GJKKO: Takimi i parë me
Një dëshmi tronditëse është dhënë sot në Gjykatën e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (GJKKO), në procesin gjyqësor kundër bandës së Laert Haxhiut. Për herë të parë në sallën e gjyqit ka folur Artan Tafani, i penduar i drejtësisë, i cili ka rrëfyer përfshirjen e tij në rrjetin kriminal dhe lidhjet me personazhet kyçe të bandës.

“Kam qenë emigrant në Greqi, ku u mora me drogë, më pas u ktheva në Shqipëri. Në 2015 rashë në burg për vjedhje për shkak të problemeve ekonomike. Dënimin e vuajta në burgun e Rrogozhinës dhe në burgun e Kosovës në Lushnjë,” – deklaroi Tafani para trupës gjykuese.

Ai tregoi se jeta e tij mori një kthesë dramatike që në fëmijëri. “Në vitin 1997 më vranë babanë në fshatin Karbunarë. Isha i vogël kur ika me nënën në Greqi. Kishim një biznes familjar me materiale ndërtimi. Fillimisht punova ndershmërisht në Greqi me lyerje dhe bojëra, por më pas u përfshiva në rrugë të gabuar.”

Pas kthimit në Shqipëri në vitin 2006, Tafani nisi të punonte me xhaxhain në ndërtim. Ai la drogën për një kohë, por më vonë u përfshi sërish në aktivitete kriminale. Pasi vodhi një degë të Western Union, u arrestua dhe u dënua me 6 vite burg.

Të fundit