Flash News

E-TJERA

I riu u gjet i plagosur në Lezhë, reagon policia: Ra nga lartësia e lokalit

I riu u gjet i plagosur në Lezhë, reagon policia: Ra nga lartësia

Policia e Lezhës ka reaguar në lidhje me të riun nga Shkodra që u gjet i plagosur në afërsi të rrethrrotullimit të Shëngjinit.

Gentian Bajrami, 22 vjeç ka rënë aksidentalisht nga lartësia e një lokali në vendin ku është gjetur i dëmtuar.

Policia raporton se 22-vjeçari  është në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se ai është gjetur me fraktura në kokë.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur dhe dokumentuar me prova ligjore rrethanat e kësaj ngjarjeje.

 

Të fundit