Flash News

E-TJERA

Shkuan në zyrën e drejtoreshës së Hipotekës, banorët e Bërxullës: Bici të përgjigjet, s’kemi ardhur për dhunë

Shkuan në zyrën e drejtoreshës së Hipotekës,

Banorët e Bërxullës kanë hyrë brenda godinës së Hipotekës sepse kërkojnë përgjigje në lidhje me certifikimin e pronave dhe banesave duke kundërshtuar projektin e rrugës Thumanë-Kashar.

Njëri prej banorëve tha se ata kërkojnë përgjigje nga Drejtoresha e Hipotekës, Dallëndyshe Bici se çfarë do të ndodhë në lidhje me pronën, teksa presin jashtë derës së zyrës së saj.

“Nuk kemi pasur takim me drejtoreshën e Hipotekës por i kemi bërë thirrje, pasi kushtet që kemi vendosur janë ezauruar, ne presim një përgjigje. Zonja Bici vërtet mund të ketë 2 soe 3 javë pune por ne kemi 7 muaj që protestojnë, i kërkoj zonjës dhe drejtorit të Hipotekës që të na japi një përgjigje. Këtu kemi ardhur vetëm individualisht por të organizuar për të kërkuar të drejtat, vijmë vetëm sot."

"Është një loj kungulleshash që bëhet me banesën time, më është kthyer përgjigje se banesa më herët ka qenë pa çati por kur bëra aplikimin e dytë për legalizim ASHK i thotë ARSH-së që t’i jepte koordinata e sakta, pra të dyja institucionet nuk e dinë ku është banesa ime pasi nuk e dinë ku është projekti."

"Kam marrë inxhinier dhe banesa ime ndodhet 37 m nga mbyllja e rrugës. Të dyja institucionet ligjore nuk po më japin certifikimin e banesës, nuk dinë se ku është rruga. Prona është me certifikatë, banesa jo."

"Ne presim një përgjigje nëse kanë ndjenjë dhe njohin ligjin, janë të detyruar të na sqarojnë, të drejtën për certifikatë na i jep ligji. I bëj thirrje zonjës Bici që të urdhërojë drejtorin që mbulon Hipotekën për të na dhënë një përgjigje, është detyrë ligjore, ne nuk kemi ardhur për dhunë. Duam përgjigje të saktë në lidhje me pronën”, tha ai.

 

Të fundit