E-TJERA

I shoqëruar nga Xhoana, voton Fatos Nano në Tiranë: Pashë pjesëmarrje të ulët, erdha që ta nxis

 I shoqëruar nga Xhoana, voton Fatos Nano në Tiranë: Pashë                   

Ish-kryeministri dhe ish-lideri i Partisë Socialiste, Fatos Nano ka votuar në qendrën e votimit në Mullet.

Pas votimit , Nano ka dhënë edhe një mesazh , duke mos kursyer edhe batutat.

Nano kishte edhe një mesazh për fituesit dhe humbësit që do dalin në këto zgjedhje.

Të mos jetë aq e gjatë periudha kur duhet të presim se më në fund një pjesë do gëzohen një pjesë do mërziten.

Jam i sigurt që ata që do gëzohen do gëzohen për të gjithë e shpresoj që ata që do mërziten të mërziten vetëm për veten e mos t’i mbajë shumë, ky ishte urimi”, tha Nano.

I pyetur “si ju duket pjesëmarrja në votime, a është shenjë pozitive për ndryshim?”, Nano u përgjigj:

“Ishte pak e ulët prandaj erdha që ta nxis”.

 

Të fundit