Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari në Greqi

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet shqiptari

Policia greke ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar .

38 vjeçari u pikas teksa drejtonte veturën e tij dhe u arrestua, pasi u konstatua se nuk kishte patentë. Në hetimin paraprak të mëvonshëm në stacionin e policisë lokale, u zbulua, duke iu referuar dëshmive të tij, se ai kishte një urdhër të pazgjidhur të lëshuar nga autoritetet në vendin e tij, shkruan media greke. 

Madje, sipas urdhër-arrestit, tetorin e kaluar ai u dënua me 20 vite burg për vrasje të mbetur në tentativë. Kështu, 38-vjeçari u dërgua në Prokurorinë e Apelit të Kretës, e cila po nis procedurat për ekstradimin e tij drejt Shqipërisë, e cila ishte në kërkim të tij. 

Të fundit