Flash News

E-TJERA

I shpallur në kërkim për d*oge, arrestohet 31-vjeçari në Malin e Zi

I shpallur në kërkim për d*oge, arrestohet 31-vjeçari

Një 31-vjeçar është arrestuar në Mal të Zi pasi ishte shpallur në kërkim për kultivim të lëndëve narkotike.

Gjykata e Lezhës ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” ndaj shtetasit M. D., pasi dyshohet se në muajin prill 2025, ka kultivuar në bashkëpunim me një tjetër 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte.

"Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë e Malit të Zi, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Malin e Zi, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar:  

M. D., 31 vjeç.  

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, me vendimin e datës 23.04.2025, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.  

Nga hetimet e kryera në kuadër të operacionit policor të koduar “Vakumi”, i zhvilluar në muajin prill 2025, dyshohet se shtetasi M. D., ka bashkëpunuar me 1 shtetas të arrestuar gjatë këtij operacioni, për kultivimin e 1640 bimëve narkotikëve, në fshatrat Gocaj dhe Rraboshte, Lezhë. Gjatë operacionit “Vakumi” janë sekuestruar rreth 34 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, e paketuar për shitje. 

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet e Malit të Zi, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të shtetasit M. D., në Shqipëri", njofton policia.

Të fundit