Flash News

E-TJERA

Në kërkim për kultivim kanabisi, merr fund arratia e 38-vjeçarit - EMRI

 Në kërkim për kultivim kanabisi, merr fund arratia e

Një 38-vjeçar i shpallur në kërkim që nga viti 2021 për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga Policia në Malësi të Madhe. Bëhet fjalë për shtetasin Vasel Mecaj, 38 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj.

Sipas policisë ndaj Mecaj gjykata kishte caktuar masën arrest me burg, pasi në gusht të 2021 në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel.

“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. 

Shtetasi Vasel Mecaj dyshohet se në bashkëpunim me disa shtetas të tjerë, në muajin gusht 2021, ka kultivuar 2000 bimë narkotike në territorin e fshatit Mukset, njësia administrative Shkrel”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë së Shkodrës për veprime të mëtejshme.

Të fundit