Flash News

E-TJERA

I shpërtheu lënda plasëse në banesë, ndërron jetë 50-vjeçari në Selenicë

I shpërtheu lënda plasëse në banesë, ndërron

Një 50-vjeçar në Selenicë ka humbur jetën pasi një sasi lënde plasëse i ka shpërthyer në banesën e tij. Fillimisht u raportua se bëhej fjalë për shpërthimin e një bombole gazi.

50-vjeçari Durmish Glluçaj ndërroi jetë rrugës për në spital. Sipas burimeve lënda plasëse ka qenë në oborr, megjithëse nuk dihet ende nëse ka të bëjë me ndonjë granatë të vjetër.

“Salla Operative e DVP Vlorë ka marrë një telefonatë nga një shtetas, se në banesën e shtetasit D.G (komshiu), dyshohet se aksidentalisht ka plasur një bombul gazi dhe është dëmtuar i zoti i banesës shtetasi D. G, rreth 50 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital. Në vendngjarje po shkojnë grupi hetimor dhe shërbimet e policisë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe në përfundim do ketë një informacion të plotë për rastin”, njofton policia.

Të fundit