Flash News

E-TJERA

Arrestohet me urdhër të SPAK, Akil Nerjaku, në pranga edhe 4 emra të tjerë të botës së krimit

Arrestohet me urdhër të SPAK, Akil Nerjaku, në pranga edhe 4 emra

Akil Nerjaku, shënjestër e atentatit me snajper më 12 shtator 2022 në Durrës, është arrestuar me urdhër të SPAK.

Arrestimi i tij është bërë në të njëjtën kohë kur në Nikël, kryhej operacioni për gjetjen dhe kapjen e Ramazan Rrajës.

Atentati ndaj Nerjakut ndodhi në zonën e plazhit, ku ai u qëllua me plumba teksa ishte duke lëvizur me mjetin e tij tip “Benz G Class”. Dyshohet se ndaj Nerjakut u qëllua me snajper.

Automjeti i Nerjakut në kohën e atentatit ka qenë i blinduar çka ka bërë që shënjestra t’i shpëtojë plumbave.

Përveç Nerjakut, janë arrestuar edhe 4 emra të njohur të botës së krimit: Plarent Dervishaj, Julian Mecaj, Bashkim Haxhiaj dhe Marsel Decka.

Të fundit