Flash News

E-TJERA

“I trajtojnë sikur janë të rrezikshëm”, avokati Gjokutaj: Opozita s’mund të trajtohet si nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë

“I trajtojnë sikur janë të rrezikshëm”, avokati

Avokati Genc Gjokutaj komentoi tensionet e krijuara në seancën e sotme ne kuvend.

I ftuar në studion e News24, Gjokutaj u shpreh se deputetëve të opozitës “nuk ua ka dhënë mandatin Komisioni i Disiplinës”, ndërsa shtoi se përfaqësuesit e opozitës po trajtohen si persona të rrezikshëm.

Ai shtoi se mazhoranca nuk mund ta trajtojë opozitën si “nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë”.

“Kjo situatë duhet gjykuar që në zanafillën e saj, pse ka nisur dhe cili është raporti i opozitës dhe mazhorancës me Kushtetutën. Mandatin nuk ua ka dhënë Komisioni i Disiplinës, ata janë përfaqësues të popullit. Këta i trajtojnë sikur janë të rrezikshëm.

Deputeti mund të jetë pa të drejtën e fjalës apo të votës, por jo të përjashtohen. Këtu ka një regji që ta themi shqip. Ndodhin situata të tilla për të krijuar imazhin e një opozite destruktive që përplaset me Gardën, etj.

Opozita e ka shprehur që nëse kërkesat e saj do konsiderohen. Mazhoranca nuk mund ta trajtojë opozitën si nxënësit që bëjnë zhurmë në klasë. Opozita ka një rol, komisionet parlamentare janë thembra e Akilit. Ai mbase nuk do të hetohet, por atë e ka ligji. Këto janë skena shumë të shëmtuara dhe jo dinjitoze për një shtet që pretendon të ketë pluralizëm”, u shpreh ai.

 

Të fundit