Flash News
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
Mbyllet mbledhja, Noka: Nga nesër, drejtuesit do të jenë në bazë
I ngritur nga një grup kriminal, parandalohet futja e një droni në burgun e Burrelit
Të shtëna me armë zjarri në Golem, një i plagosur
Berisha me drejtuesit politik në qarqe: Të garantojmë shqiptarët se vota e tyre s’do varroset pa hyrë në kuti
I vunë tritol biznesit, flet pronari: Është hera e tretë, policia ia fut kot, s’kam konflikte
Artan Alla, pronari i mobilerisë së cilës iu vendos tritol sot në Durrës, ka mohuar të ketë konflikte me dikë.
Për mediat, ai tregoi se kjo ishte hera e tretë që i ishte vendosur lëndë plasëse në biznesin e tij, por ngjarja nuk është zbardhur asnjëherë. Sa i përket motivit të konkurrencës që deklaroi policia, Alla tha se nuk është e vërtetë.
Pronari i mobilerisë shtoi se kamerat e sigurisë kanë fiksuar një person me kapuç që vendos lëndën plasëse.
“Nuk kam konflikt me asnjë njeri në botë. Rri natë ditë para dyqanit. As prona nuk kam konflikt, as borxh nuk kam. E kam me leje me çdo gjë. Ia kanë futur kot policia, ndoshta kanë dyshimet e veta. Nuk e di nga ka ardhur. Kamerat kanë kapur një person duke hedhur lëndën plasëse dhe ka ikur. Ka qenë në këmbë me kapuç dhe maskë. Kjo është hera e tretë që ma hedhin. Njëherë në nëntor, një herë para tre katër javësh. Unë punë time po rri këtu. Punëtorët i kam flori, nuk kanë asnjë lloj problemi. Edhe drekën ia sjell unë. Nuk kam asnjë lloj konflikti me asnjë njeri në botë”, tha ai.