Flash News

E-TJERA

I vunë tritol në makinë, flet kreu i Njësisë Administrative Fushë-Krujë: Isha duke darkuar

I vunë tritol në makinë, flet kreu i Njësisë

Një natë më parë, kreut të Njësisë Administrative Fushë-Krujë, iu vendos lëndë plasëse në automjet. Tritoli shpërtheu në parkingun pranë restorantit ku ndodhej Ilir Loci.

Në një prononcim për Top News, vetë Loci është shprehur se në momentin e shpërthimit ka qenë duke darkuar me miqtë.

“Po darkoja me miqtë në momentin që ka ndodhur ngjarja”, mësohet të ketë thënë ai.

Lënda plasëse dyshohet se u hodh nga një person që lëvizte në këmbë. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale për dy makina.

 

Të fundit