Flash News

E-TJERA

I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet shkodrani - EMRI

I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet shkodrani - EMRI

Një 44-vjeçar është arrestuar nga Policia në Shkodër pasi akuzohet për zjarrvënie dhe ndotje të mjedisit.

Në pranga ka rënë shtetasi Gentian Gjuhca i cili sipas policisë ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

Njoftimi i policisë:

Shkaktoi ndotje të mjedisit me zjarrin që ndezi për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, arrestohet 44-vjeçari. Në vijim të veprimeve hetimore për identifikimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan në flagrancë shtetasin G. Gj., 44 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas dyshohet se ka ndezur zjarr mbrëmjen e djeshme, rreth orës 20:30, për djegien e mbetjeve në subjektin që menaxhon, në lagjen “Bahçallëk”, dhe si pasojë është shkaktuar ndotje e mjedisit në zonën përreth. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprat penale “Menaxhimi i mbetjeve”, “Ndotja e ajrit”, “Ndotja e ujërave” dhe “Fshehja e të ardhurave”. 

Të fundit