Flash News

E-TJERA

I zhdukur prej 1 muaji, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari

I zhdukur prej 1 muaji, gjendet pa shenja jete 44-vjeçari

Një 44-vjeçar është gjetur pa shenja jete në Lushnje. Viktima ishte shpallur në kërkim që prej muajit gusht.

Trupi i F. Gj., është gjetur në një pemë, ku dyshohet se është vetëvarur.

Viktima ishte shpallur në kërkim më 21 gusht 2025, pas një kallëzimi të bërë nga motra e tij, e cila kishte raportuar largimin e tij nga banesa.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit