Flash News

E-TJERA

I zhgënjyer nga Dako iu bashkua Bashës, kush e zëvendëson ish-zyrtarin e PS-së

I zhgënjyer nga Dako iu bashkua Bashës, kush e zëvendëson

Zyrtari i Partisë Socialiste, aministratori i Njësisë nr. 6 Durrës, Serian Mazreku, braktisi Partinë Socialiste duke iu bashkuar kryedemokratit Lulzim Basha.

Ai është zëvendësuar shumë shpejt në detyre nga Pranvera Gagani, e cila është emëruar aministratore e Njësisë nr. 6 Durrës në zonën e ish-Kënetës.

Kujtojmë që Serian Mazreku dhe Ardit Kërtusha dolën publikisht para dy ditësh krahë kryedemokratit Basha ku flisnin shumë të zhgënjyer për qeverisjen e Vangjush Dakos në Durrës. Ata i bënë thirrje gjithë qytetarëve durrsakë që të heqin uzurpimin e Dakos në Durrës.

“I bëj thirrje gjithë të afërmve të mi t’i bashkohen PD dhe të mos i bashkohen lëmoshës.  Vangjush Dako i ka kthyer sytë vetëm te vetja, vetëm te dy persona dhe jo tek të tjerët. Çdo investim që kemi marrë për këtë zonë e kemi marrë me protesta. Sot janë bërë shumë ndyshime por duke i rënë famljes sime”, u shpreh ndër të tjera Mazreku.

 

Të fundit