Flash News

E-TJERA

Identifikohen viktimat e aksidentit në Kosovë, një grua nga Shqipëria

Identifikohen viktimat e aksidentit në Kosovë, një grua nga

Kanë dalë pamjet nga aksidenti me pasojë vdekjen e tre personave në fshati Raçë të Gjakovës. Viktimat e aksidentit janë Rokson Domgjonaj, Pjetër Ndrecaj si dhe bashkëshortja e tij nga Shqipëria, Blerina Meqaj
Në pamjet e mëposhtëme duket se një mjet tip ‘Ford’ është shkatërruar plotësisht, pasi përplasja ka qenë e fortë.

Kujtojmë që aksidenti i rëndë ndodhi mëngjesin e ditës së sotme, ndërsa shkak mendohet të jetë shpejtësia tej normave dhe lagështia në rrugë.

Ndërkohë po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

“Dyshohet se aksidenti ka ardhur si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të rrugës dhe është përplasur në urë. Mjekët kanë mbërritur në vendin e ngjarjes. Dy persona janë kosovarë, derisa një person tjetër është nga Shqipëria”, u shpreh më herët Komandanti i Trafikut për rajonin e Gjakovës, për Syri Vision në Kosovë.

 

Të fundit