Flash News

E-TJERA

Identifikohet viktima që humbi jetën nga shpërthimi në Lushnjë

Identifikohet viktima që humbi jetën nga shpërthimi në

Policia ka identifikuar personin që humbi jetën nga shpërthimi  në një kapanon në ndërtim në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit", në Lushnjë.

Landi Verçani, i cili ishte drejtuesi i vinçit, humbi jetën pasi ranë kontakt me tensionin e lartë.

Dyshohet se gjatë punës, duke drejtuar një vinç, akisdentalisht ka prekur linjën e tensionit të lartë dhe për rrjedhojë ka ndodhur një shpërthim i fuqishëm, ku u plagosën tetë persona, mes tyre dhe deputeti socialist Bujar Çela.

Ky i fundit i është nënshtruar një operacioni dhe sipas mjekëve gjendja e tij shëndetësore mbetet e rëndë.

 

Të fundit