Flash News

E-TJERA

Identifikohet 40-vjeçari që u plagos në Shkodër

Identifikohet 40-vjeçari që u plagos në Shkodër

Është identifikuar personi që mbeti i plagosur në Shkodër nga të shtënat me armë zjarri.

I plagosuri është Aleksandër Curri 40 vjeç, i cili raportohet të jetë qëlluar 4 herë me armë zjarri.

Dyshohet se autori ka qenë duke lëvizur me biçikletë kur ka qëlluar 40-vjeçarin. Shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë zbardhur ende.

“Rreth orës 09:00, në vendin e quajtur “Dollari”, është plagosur me armë zjarri shtetasi A. C., 40 vjeç, i cili është dërguar në spital dhe po merr ndihmën mjekësore.       

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po kontrollojnë zonën, për kapjen e autorit. 

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Ndërkohë, janë ngritur pika të shumta kontrolli. Forcat e Sigurisë Kombëtare po vijojnë krehjen e zonës, për kapjen e autorit, i cili dyshohet se është larguar në brendësi të lagjeve të qytetit”, njofton policia.

Të fundit