Flash News

E-TJERA

Iku nga Shqipëria për t’i shpëtuar hakmarrjes, shqiptari arrestohet në Belgjikë për trafik narkotikësh

Iku nga Shqipëria për t’i shpëtuar hakmarrjes, shqiptari

Shërbimet doganore kanë arrestuar dy shqiptarë në kabinën e pagesës Villefranche-Limas pas kthimit të tyre nga Belgjika. Ata po ndiqnin njëri –tjetrin me makinë, në njërën prej të cilave ndodhej e fshehur 1 kg kokainë brenda një arke.

Ndaj tyre janë ngritur kallëzime penale lidhur me veprat e parashikuara “marrja e lëndëve narkotike në Belgjikë”, “mbajtja, importimi, transporti dhe përdorimi i narkotikëve në Francë”, “eksporti kontrabandë dhe “fshehja e mallrave të rrezikshme për shëndetin publik”.

Një nga shqiptarët e arrestuar mbërriti në Francë tre vjet më parë kur u largua nga Shqipëria. Ai u vendos në Belgjikë më pas me qëllim që t’i shpëtonte hakmarrjes në Shqipëri për të cilat kishte marrë statusin e refugjatit politik.

Shqiptari mësohet se ishte përdorues i rregullt i kokainës dhe alkoolit, të dhënat e tij kriminale franceze janë të pastra.

Të fundit