Flash News

E-TJERA

Ilirjan Celibashi: Kur do dalin emrat e kandidatëve fitues

Ilirjan Celibashi: Kur do dalin emrat e kandidatëve fitues

Kryetari i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në një dalje për median raportoi rezultatet e zgjedhjeve të deri më tanishme. Celibashi u shpreh se emrat e kandidatëve fitues do të dalin brenda javës, sa të mbyllet procesi i parë, ai i numërimit të votave për partitë.

Në llogaritjet e deritanishme, rezulton se pjesëmarrja ka qenë 45.72%, ndërkohë që vijon numërimi në qarkun e Tiranës dhe Durrësit.

Sipas Celibashi në rang kombëtar, teksa pritet që të mbyllet numërimi në Tiranë dhe Durrës PS ka marrë 74 mandate, PD 59 mandate, LSI 4 mandate dhe PSD 3 mandate.

Celibashi kërkoi nga komisionerët që të kenë kujdes dhe në numërimin e votave të kandidatëve, dhe nuk duhet të ketë asnjë tjetërsim të tyre.

"Pjesëmarrja në zgjedhje pas përfundimit të numërimit të votave në 4922 qendra votimi është 45.72%.

PSD 2.24% të votave, 3 mandate

LSI 6.85% të votave, 4 mandate

Nisma Thurje 0.64 % të votave, 0 mandate

PD-AN 39.40% të votave, 59 mandate", tha Celibashi.

 

 

Të fundit