Flash News

E-TJERA

Imunizimi i të moshuarëve, shkon në 200 mijë numri i të vaksinuarëve

Imunizimi i të moshuarëve, shkon në 200 mijë numri i të
Foto ilustruese

Ka shkuar në 200 mijë numri i të moshuarëve që janë vaksinuar kundër Covid-19. Lajmin e bëri me dije ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu përmes një postimi në Facebook. Të moshuarit përbëjnë grupin e riskut me më shumë të vaksinuar.

Deri më tani në vendin tonë janë vaksinuar më shumë 267 mijë persona. Prej këtyre, 36 mijë e 836 punonjës shëndetësor, mbi 26 mijë arsimtarë, 10 mijë e 500 punonjës policie.

Procesi i imunizimit në Shqipëri ka nisur prej tre muajsh, si fillim me bluzat e bardha, për të cilat ka përfunduar vaksinimi. Më pas prioritet ishin të moshuarit, fasha e së cilave është ulur në mbi 65-vjeç për vaksinimin masiv dhe mbi 60-vjeç për të sëmurët kronikë. 

Të fundit