Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Fierit, Hoxha: U kërkua arrestimi i një krybashkiaku, gjykata nuk firmosi

Inceneratori i Fierit, Hoxha: U kërkua arrestimi i një krybashkiaku,

Gazetari investigative Artan Hoxha ka treguar se si dështoi tentativa për të çuar në pranga një kryebashkiak lidhur me inceneratorin e Fierit.

I ftuar në studion e Abc News, Hoxha tha se prokuoria tentoi të bënte një goditje duke lëshuar urdhër-arrest për një kryetar bashkie, urdhër të cilin nuk e firmosi gjykata.

Sipas Hoxhës, nëse urdhër-arresti do të ishte firmosur, do të ndryshonin hetimet për inceneratorin e Tiranës.

"Për Fierin, prokuroria tentoi të bënte një goditje më lart. U tentua lëshimi i një urdhër arresti për një kryetar bashkie por nuk u miratua nga Gjykata. Nuk u firmos urdhri i Prokurorit. Por të ishte miratuar, hetimet për incineratorin e Tiranës do merrnin rrjedhje tjetër. SPAK dështoi me këtë tentativë. 128 milion euro është pagesa për Tiranën. Ndërsa për Fierin nuk u shkua dot më lart me hetimet", tha Hoxha.

SPAK lëshoi sot 11 urdhër-arreste, nga ekzekutimi i të cilëve u arrestuan 5 persona dhe u shpallën në kërkim 6 të tjerë, mes tyre biznesmeni Mirel Mërtiri.

Në pranga ra edhe zyrtari i Federatës Shqiptare të Futbollit Arben Dervishaj, i cili akuzohet se përfitoi 740 mijë dollarë nga afera e inceneratorëve.

 

Të fundit