Flash News

E-TJERA

Inceneratori i Fierit, sekretarja e MIE: Nuk jam në dijeni të ndryshimeve në pronësi dhe aksione

Inceneratori i Fierit, sekretarja e MIE: Nuk jam në dijeni të

Sekretarja e Përgjithshme e Infrastrukturës dhe Transportit, Viola Haxhiademi, është thirrur si dëshmitare sot nga Komisioni Hetimor i Inceneratorëve.

Gjatë pyetjeve të drejtuara nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku, sekretarja e MIE u shpreh se nuk ishte në dijeni të ndryshimit të pronësisë së kontratës për inceneratorin e Fierit dhe as për ndryshimet e kryera në aksionet e kompanive.

Tabaku e pyeti nëse ishte dhënë një miratim paraprak nga ministria për ndonjë ndryshim, por Haxhiademi ka mohuar të ketë

Pjesë nga dëshmia:

Tabaku: Zbatimi i kontratës, shkelje të rënda në 2019 e 2021. Ne 3 raporte, shkelje te renda te koncesionarit. Detyra e autoritetit kontraktues është gjithmonë njoftimi në rast të ndryshimit të pronësisë të kontratës koncensionare. Në koncesionin përkatës, të cilin edhe po flasim, ka ndodhur dy herë ndryshimi i pronësisë. Në rastin e inceneratorit të Fierit, kompania italiane që ka marrë pronësinë, ia ka shitur asaj një javë më pas njoftimit të fituesit për kontratën koncencionare kompanisë ndërtim-montim Patos. Në dijeninë tuaj a ka një njoftim për transferimin e aksioneve dhe pronësisë?

Sekretarja e MIE: Nuk kam dijeni për këtë, ka ndodhur përpara. E kam dëgjuar si fakt.

Tabaku: Po për ndryshimin e aksioneve që ka ndodhur në Datën 14.02.2022 dhe është regjistruar?

Sekretarja e MIE: Jeni duke folur tre ditë përpara, 14.02.2022.

Tabaku: Në datën 14.02.2022 është bërë një ndryshim i aksioneve në qendrën e biznesit në emër të kompanive të regjistruara ku janë shfaqur tre aksionerë italianë. Qëllim i këtij komisioni është të kuptojë kush janë investitorët fundorë. A keni dhënë një miratim paraprak për ndryshimin e aksionerëve nga një kompani tek tjetra?

Sekretarja e MIE: Jo!

Tabaku: Nuk keni dhënë asnjë ndryshim?

Sekretarja e MIE: Jo!

Tabaku: Nuk ka asnjë miratim ndryshimi?

Sekretarja e MIE: Jo! Nuk ka asnjë kërkesë për ndryshim të aksionerëve.

Tabaku: Atëherë nuk është në dijeninë tuaj se si ka ndryshuar aksionerët e kompanisë pak ditë më parë?

Sekretarja e MIE: Jo!

Të fundit