Flash News

E-TJERA

Incidenti me ashensorin në spital, reagon QSUT-ja

Incidenti me ashensorin në spital, reagon QSUT-ja

Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka reaguar pas incidentit, ku dy persona (barrelmbajtësi dhe pacientja) mbetën të lënduar për shkak të një defekti që pësoi ashensori.

“Qendra Spitalore Universitare informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, në urgjencën e sëmundjeve të brendshme, gjatë transportit të një pacienteje për kryerjen e ekzaminimeve radiologjike, ka ndodhur një incident në një prej ashensorëve.

Pacientja, e shoqëruar nga infermieri dhe barrelambajtësi, në dalje nga ashensori, pati lëndime, së bashku me barrelambajtësin, si pasojë e një defekti të ashensorit. Infermieri dhe stafi mjekësor i kanë dhënë menjëherë ndihmën e nevojshme nevojshme pacientes dhe barrelambajtësit”, thuhet në reagimin e QSUT-së.

Kjo e fundit thotë se ashensorët janë kontrolluar, ndërsa shton se pritet ekspertiza për të gjetur shkakun e këtij incidenti.

 

Të fundit