Flash News

E-TJERA

Incidenti me vëllain e kandidatit të Alibeajt, reagon policia: Kërcënoi një zyrtar vendor

Incidenti me vëllain e kandidatit të Alibeajt, reagon policia:

Një incident u shënua pak orë para 14 majit, ku vëllai i kandidatit të Alibeajt në garën e zgjedhjeve vendore, Shkëlqim Kapllanaj është përfshirë në një konflikt.

Policia e Mallakastrës ka dalë me një njoftim zyrtar në lidhje me shoqërimin e biznesmenit Shkëlqim Kapllanaj, vëllai i Agron Kapllanaj.

Sipas njoftimit zyrtar, Shkëlqim Kapllanaj ka kërcënuar një zyrtar vendor.

Mbrëmjen e datës 13.05.2023, pas njoftimit të marrë nga shtetasi Sh. K., 56 vjeç, me detyrë kryetar i njësisë administrative Fratar, se në fshatin Fratar, e kishte kanosur shtetasi Sh. K., 54 vjeç, shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe kanë shoqëruar të dyja palët e përfshira në konflikt. 

Në lidhje me konfliktin është njoftuar menjëherë edhe prokurori i gatshëm.  

Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër, referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin Sh. K., 54 vjeç, pasi dyshohet se për qëllime elektorale, në favor të një kandidati për kryetar bashkie, ka kanosur me fjalë, shtetasin Sh. K., 56 vjeç, kryetar i njësisë administrative Fratar.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti. 

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprën penale "Kanosja",” thuhet në njoftim.

Vetë Agron Kapllanaj ka bërë një reagim, ku thotë se maxhoranca po përdor persona për të provkuar mbështetësit e tij.

“Gjatë gjithë ditës, qyteti është mbushur me persona të panjohur e të armatosur, të cilët janë përpjekur të ushtrojnë presion ndaj qytetarëve. Elementë të keqpërdorur nga mazhoranca si Aranit Dautaj, apo djali i administratorit të Njësisë Administrative Fratar, gjatë gjithë kohës provokojnë mbështetësit dhe përfaqësuesit e Partisë Demokratike, duke provokuar incidente,” ka thënë Kapllanaj.

 

Të fundit