Flash News

E-TJERA

Incidenti në sheshin ‘Skenderbej’, ky është autori që terrorizoi qytetarët në mes të Tiranës ditën e zgjedhjeve

Incidenti në sheshin ‘Skenderbej’, ky është autori

Ky është autori i cili shkaktoi frikë dhe panik te qytetarët në mes të Tiranës pak minuta më parë në sheshin ‘Skenderbej’, pasi me një automjet që ai drejtonte ka çarë bordurat mbrojtëse dhe ka hyrë me shpejtësi duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe fëmijëve që ndodheshin në ato momente.

Incidenti në sheshin ‘Skenderbej’, ky është autori

Autori Arben Mema  32 vjeç, banues në Paskuqan është neutralizuar fillimisht nga qytetarët dhe rojet e personelit shëndetësor të qendrës së vaksinimit të pozicionuar te sheshi, që ndodheshin aty pranë dhe më pas është shoqëruar nga policia.

Dyshohet se autori të ketë qenë nën efektin e drogës, por fatmirësisht nga incidenti nuk ka patur asnjë të lënduar.  

Para se të hyjë në mënyrë të pakontrolluar në sheshin ‘Skënderbej’ makina ka përplasur edhe mjete të tjera, siç duket edhe dëmtimet mjetit të autorit.  

Incidenti në sheshin ‘Skenderbej’, ky është autori

Të fundit