Flash News

E-TJERA

Incidenti në uzinën e Gramshit, Begaj: Të parandalohet çdo situatë që cenon sigurinë kombëtare

Incidenti në uzinën e Gramshit, Begaj: Të parandalohet çdo

Presidenti Bajram Begaj ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh, ku dy shtetas rus dhe një ukrainas tentuan të hyjnë në godinë duke lënë të plagosur dy ushtarë.

Në Facebook, Begaj shkruan se është në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë dhe shërbimet informative për të zbardhur ngjarjen e plotë, si edhe për të parandaluar çdo situatë që cenon sigurinë kombëtare.

“Ngjarjen në uzinën e Gramshit po e ndjek me shumë vëmendje. Jam në komunikim të vazhdueshëm me strukturat e sigurisë, Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, strukturat e shërbimeve informative dhe ato ligjzbatuese, të cilat i inkurajoj dhe mbështes për të vazhduar punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe parandalimin e çdo situate që cënon sigurinë kombëtare.

Mirënjohje për dy efektivët e Forcave të Armatosura, të cilëve u uroj shërim të shpejtë!”, shkruan Begaj në Facebook.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme. Një shtetas ruse tentoi të fotografonte Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh, gjë që u pikas nga dy ushtarët që ruanin godinën. Ata janë afruar për ta ndaluar shtetasin rus, por ky i fundit i ka sulmuar me spray neoparalizues duke i lënë të plagosur.

Jashtë ambienteve të uzinës, qëndronte një mjet tip “Chevrolet” brensa së cilës ndodheshin një shtetase ruse dhe një ukrainas, bashkëpunëtorë në ngjarje.

M. Z 24 vjeç (shtetas rus), S.T. 33 vjeçe (shtetase ruse) dhe F. A., 25 vjeç (shtetas ukrainas) janë shoqëruar në ambiente e Komisariati të Gramshit.

 

Të fundit