Flash News

E-TJERA

Dyshime se rusët janë agjentë, sulmi në uzinën e Gramshit i përsëritur, çfarë ndodhi në 2014-ën në Pashaliman

Dyshime se rusët janë agjentë, sulmi në uzinën e

Shtetasit ruse të cilët tentuan të hyjnë mbrëmjen e djeshme në Uzinën Ushtarake Çekin në Gramsh, dyshohet të jenë agjentë të cilët mblidhnin informacione.

Rusët Svetlana Timofoeva dhe Mikhail Zori si dhe ukrainasi me inicialet F. A., 25 vjeç janë parë të fotografojnë uzinën, ndërsa gjatë ndalimit të tre shtetasve iu janë sekuestruar pasaportat që kishin me vete.

Rusëve iu janë sekuestruar në çantë disa çipe të cilat mbanin fotot e uzinës çka hedh më shumë dyshime se kemi të bëjmë me agjentë rusë.

Dyshimet hidhen po ashtu teksa e njëjta ngjarja ka ndodhur në vitin 2014 në bazën e Pashalimanit.

Asokohe më 14 tetor 2014, tre shtetas rusë u ndaluan pranë bazës ushtarake të Pashalimanit të dyshuar si agjentë të FSB-së. Në momentin e ndalimit, shtetasit rusë kishin deklaruar se ishin gazetarë të cilët kishin zgjedhur Shqipërinë për të bërë një dokumentar për vendet anëtare të NATO-s.

Mes të ndaluarve në bazën e Pashalimanit ishte edhe Sergeji Belous, i cili një muaj para se të ndalohej në Shqipëri, ushte ndaluar në Kosovë dhe në vitin 2013 ka qenë i arrestuar në Ukrainë, i dyshuar si agjent.

Të fundit