Flash News

E-TJERA

Indeksi Global i Mundësive: Shqipëria humb 15 vende në tërheqjen e investimeve të huaja, problematika kryesore

Indeksi Global i Mundësive: Shqipëria humb 15 vende në
Foto ilustruese

Indeksi Global i Mundësive për vitin 2021, e rendit Shqipërinë të 78-n në botë për tërheqje investimesh dhe njëkohësisht, ndër shtetet me luhatjen më të madhe në 1 vit. Shqipëria ka humbur 15 vende krahësuar me vitin 2020 dhe regresin më të lartë e ka regjistruar në shërbime financiare.

Në raportin e publikuar, shihet se Mali i Zi, Maqedonia dhe Serbia kryesojnë në listë sa i përket rajonit. Indeksi Global i Mundësive vlerëson se sa tërheqës është një vend për investitorët ndërkombëtarë duke përdorur një kombinim të faktorëve ekonomikë, financiarë, institucionalë dhe rregullatorë.

Këta faktorë ndahen në pesë kategoritë e mëposhtme:

· Perceptimi i Biznesit mat kufizimet me të cilat përballen bizneset dhe lehtësinë e bizneseve për të zgjidhur mosmarrëveshjet.

· Bazat Ekonomike matin opinionin makroekonomik të një vendi, talentin e fuqisë punëtore dhe potencialin për inovacion dhe zhvillim në të ardhmen.

· Shërbimet Financiare matin thellësinë dhe gjerësinë e aksesit të një vendi në shërbimet financiare.

· Korniza Institucionale vlerëson shkallën në të cilën institucionet e një vendi ndihmojnë ose pengojnë aktivitetin e biznesit.

· Standardet dhe Politika Ndërkombëtare vlerëson se sa i integruar është një vend në bashkësinë ndërkombëtare dhe gjasat që ato të jenë në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Shqipëria renditet e 99-ta në shërbime financiare, e 85 në korniza institucionale dhe në perceptimin e biznesit renditet e 61-ta në botë.

 

 

Të fundit