Flash News

E-TJERA

Indeksimi i pensioneve në masën 8.6%, Ministri i Financave: Përfitojnë të gjitha kategoritë

Indeksimi i pensioneve në masën 8.6%, Ministri i Financave:

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Meta njoftoi vendimin për të miratuar indeksimin e pensioneve.

Në një postim në Facebook, Meta shkruan se nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë pensionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%.

 “Në mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku vendimi i parë pas marrjes së kryesimit ishte miratimi i indeksimit të pensioneve.

Nga data 1 Tetor, mbi 767 mijë penionistë të të gjitha kategorive do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%.

Kjo masë siguron mbrojtje më të madhe shoqërore. Ajo është vazhdim i politikave që Qeveria shqiptare po zbaton për të reduktuar efektet e rritjes së inflacionit dhe për të siguruar më shumë mirëqenie për qytetarët”, shkruan Mete.

Kujtojmë që për herë të fundit pensionet janë indeksuar në masën 6% tetorin e vitit të kaluar.

 

 

Të fundit