Flash News

E-TJERA

"Infermieri shkëmbente medikamente", Spitali i Shkodrës përgënjeshtron policinë: Nuk punon te ne

"Infermieri shkëmbente medikamente", Spitali i Shkodrës

Spitali Rajonal i Shkodrës ka përgënjeshtruar policinë, e cila bëri me dije se në një grup narkotikësh ka qenë i përfshirë një infermier që punonte pranë kësaj qëndre shëndetësore.

Në reagimin për mediat bëhet me dije se 32-vjeçari Redi Idrizi nuk figuron i punësuar dhe Spitalin e Shkodrës dhe në strukturat në varësi të tij, por është pjesë e strukturave private të shpërndarjes së metadonit.

"Lidhur me lajmin mediatik për infermierin Redi Idrizi iu bëj me dije se nuk figuron i punësuar në Spitalin Rajonal Shkodër, por është pjesë e strukturave private të shpërndarjes së metadonit. Nuk është i punësuar në strukturat tonë as në varësi tonën", thuhet në njoftim.

 

Të fundit