Flash News

E-TJERA

Inflacioni shënoi rënie në gusht, qiratë rritje rekord në 5 vite

Inflacioni shënoi rënie në gusht, qiratë rritje rekord

Muaji gusht shënoi një rënie të ndjeshme të normës së inflacionit, për të tretin muaj radhazi. Çmimet e konsumit në muajin gusht rezultojnë të jenë shtrenjtuar me 0.6%.

Sipas të dhënave të përpunuara nga Scan Intel, kontributin më të madh në rritjen e çmimeve për muajin gusht e ka dhënë kryesisht grupi “Ushqime dhe pije joalkoolike” me 2.78 pikë përqindje, pasuar nga grupi “Qira, ujë, lëndë djegëse dhe energji” me 0.44 pikë përqindje.

Vetëm çmimet e grupit çmimet e grupit “Transporti” kanë kontribuar negativisht, me -0.66 pikë përqindje.

Një ndër grupet që ka pësuar rritjen më të lartë është ai i “qirasë, energjisë elektrike dhe lëndëve djegëse”. Sipas të dhënave, qiratë janë rritur me 3.9%, rritja më e madhe e shënuar që në vitin 2018.

Të fundit