Flash News

E-TJERA

Inskenoi vjedhjen e dosjeve, lihet në burg drejtori i Administrimit të Tokave në Vlorë

Inskenoi vjedhjen e dosjeve, lihet në burg drejtori i Administrimit të

Shefi i Drejtorisë së Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës në Këshillin e Qarkut Vlorë Bardhyl Gjika është lënë në burg.

Ndërsa për të arrestuarin tjetër, specialistin Kreshnik Mino u vendos detyrim paraqitjeje.

Ata u arrestuan tre ditë më parë pasi dyshohen se falsifikuan formularët për regjistrimin e një toke në Dhërmi. Më pas inskenuan vjedhjen e dokumentave.

Në seancën që u mbajt paraditen e sotme në Gjykatën e Vlorës ata pretenduan për arrestim të paligjshëm.

Vendimi u mor nga gjyqtari Enkel Peza. Ata akuzohen për “shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim të dokumenteve zyrtarë”.

 

Të fundit