Flash News

E-TJERA

Grabitja në Vlorë/ Dosjet iu përkisnin pronave në Dhërmi, dyshohet se bashkëpunuan zyrtarët; kamerat s'kanë regjistruar

Grabitja në Vlorë/ Dosjet iu përkisnin pronave në

Detaje të reja kanë dalë në media lidhur me vjedhjen e dosjeve që ndodhi një ditë më parë në zyrat e Qarkut Vlorë. Dokumentat e vjedhura iu përkasin çështjes së pronave në bregdetin e Dhërmiut. Kjo është një çështje që ka shkaktuar jo pak zhurmë në Vlorë.

Kujtojmë që drejtuesit e Kadastrës së Vlorës ndërrohen shpesh, 10 vetëm në dy vitet e fundit. Por dhe përplasjet për çështje pronash nuk kanë qenë të pakëta.

Autori i vjedhjes ende nuk është identifikuar. Ai hyri nga dritaret dhe theu dyert e dy zyrave në katin e trete të godines. Pavarësisht kamerave të sigurisë që ndodhen në këtë institucion, asnjë pamje nuk është regjistruar.

Nga informacionet që qarkullojnë në media, vjedhja nuk ka zgjatur më shumë se 5 minuta. Nisur nga këto të dhëna, dyshohet se autori mund të jetë ndihmuar nga zyrtarë të këtij institucioni.

Autori ka përdorur një kënd tjetër daljeje  dhe u është shmangur atyre. Autoritet dyshojnë se autori, ka vepruar i ndihmuar me informacion nga zyrtarë të institucionit dhe ka marrë vetëm një numër dosjesh me interes.

Të fundit